Skip to content
Të Gjitha

Makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

· 1 min lexim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Këtë herë ngjarja është shënuar në Vlorë, në zonën e Skelës.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motorr, ku po udhëtonin dy persona.

Siç bëhet me dije motori po lëvizte me shpejtësi, kur papritur makina i  ka prerë rrugën.

Dy personat që ndodheshin në motor po transportohen në spital.

Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore dhe as identiteti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.