Skip to content
Kryesore

Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’

· 1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, ku janë lënduar dy turistë të huaj.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet në lëvizje ka goditur një çift këmbësorësh, duke i plagosur. Turistja ka pësuar dëmtime në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Dy të plagosurit morën ndihmën e parë në qendrën shëndetësore verore në zonë, e më pas u transportuan me autoambulancë drejt spitalit rajonal të Vlorës për trajtim më të specializuar.

Policia ka nisur veprimet procedurale edhe ndaj drejtuesit të automjetit.