Skip to content
Kryesore

Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 02:00, duke shkrumbuar plotësisht mjetin dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri u përhap me shpejtësi, duke prekur pjesërisht edhe një automjet tjetër të parkuar pranë. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, por makina ishte tashmë e dëmtuar totalisht.

Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton dy pista kryesore: zjarrvënie e qëllimshme apo defekt teknik.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe pritet që orët në vijim të hedhin dritë mbi shkakun e ngjarjes.