Skip to content
Bota

Macron “xhelozon” marrëdhënien e Rusisë me Turqinë, ja deklarata e tij

· 2 min lexim

Ditën e sotme Presidenti i Francës Emmanuel Macronka deklaruar se do të vazhdojë bisedime me Rusinë në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë. Sipas Macron biseda me Moskën ishte e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Kujtojmë që 1 ditë më parë u njoftua se Gazprom do të reduktojë dërgesat me gaz në Francë.

Macron tha: “Franca do të vazhdojë të bisedojë me Rusinë. Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi në botë që vazhdon të bisedojë me Rusinë?”

Duket se lideri francez ka filluar të ‘xhelozojë’ në lidhje me negocimet që Turqia ka zhvilluar me Rusinë.

Udhëheqësi i Francës ka deklaruar gjithashtu se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen afatgjatë për Kievin ekonomikisht, ushtarakisht dhe me ndihmën humanitare, por paralajmëroi se një nga sfidat kryesore do të ishte sigurimi i unitetit evropian përballë Rusisë.

“Uniteti evropian është kyç sepse ndarja është një nga objektivat e luftës së Rusisë,” shtoi ai.

Emmanuel Macron në të kaluarën është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për atë që ata e perceptuan si mbështetjen e tij të paqartë për Kievin që nga pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj dhe dialogun e tij të përsëritur me Vladimir Putinin.