Skip to content
Showbiz

Lumi B do të bëhet prind për herë të dytë

· 1 min lexim

Lumi B ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një lajm të ëmbël. Reperi ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se do të bëhet baba për heë të dytë.

Ai është shfaqur me bashkëshorten teksa mbi barkun e tyre kishte mbishkrime. Lumi B ka shkruar “birrë” ndërsa partnerja, Miranda, “beb”.

“Familja jonë po rritet, po ashtu edhe barqet tona dhe jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se i vogli ynë do të na bashkohet së shpejti. Mirënjohëse për këtë kapitull të ri”, ka shkruar Miranda.

 

Ende nuk kanë zbuluar gjininë e bebit. Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali, Blinit.