Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Listat të hapen 100%”, Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesat para 25 prillit

19:00 30/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Marash Logu  lidhur me reformën zgjedhore ka një kërkesë që është hapja 100% e listave.

I ftuar në “Zona Zero”, Logu është shprehur se vota e qytetarëve po deformohet nga sistemi aktual.

“Partia Demokratike do të kërkojë lista 100 për qind të hapura dhe këmbëngulë në barazinë e votës, ku të mos kemi që një parti me 35 mijë vota merr 3 mandate dhe një parti me 100 mijë vota merr katër mandate. Ky është deformim i sistemit”, tha ai.

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume që së bashku me aktorë të tjerë të shoqërisë civile ka ndërmarrë disa nisma për të korrigjuar sistemin zgjedhor dhe rikthyer të drejtën për referendum për qytetarët tha se në tryezën e radhës për reformën zgjedhore nuk duhet të ulet vetëm politika.

“Të gjitha palët të ulen, por të githa palët të ulen. Kur them të gjitha palët jo vetëm partitë politike por edhe shoqëria civile”, tha ai.

Ndërkohë, Marash Logu u shpreh se për Partinë Demokratike, 25 prilli nuk është një kapitull i mbyllur.

Partia Demokratike pritet që të ngrejë shumë shpejt një grup pune dhe do të dërgojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore.

“Do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen, apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha për mediat pas takimit me delegacionin e OSBE që hartoi raportin për zgjedhjet e 25 prillit.

Por, vetëm reforma zgjedhore, thotë Basha, nuk mjafton.

“Sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 Prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, ato që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë. Pra qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentat e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci”, u shpreh Basha.

Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj, tha Basha, është “t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se socialistët ishin gati për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore. Ai foli pas një takimi me ambasadoren Urszula Gaçek.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehu gatishmërinë e mazhorancës për t’u ulur në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojën për depolitizimin e administratës zgjedhore. Sipas tij, dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane./Top Channel

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: listatpd

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Celibashi takon vëzhguesit e 25 Prillit: Vlerësimet realiste do përmirësojnë punën

Celibashi takon vëzhguesit e 25 Prillit: Vlerësimet realiste do përmirësojnë punën

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip