Skip to content
Të Gjitha

Lirohet shoferi i kamionit të aksidentit ku humbën jetën 4 veta nga Kosova

· 2 min lexim

Është lënë i lirë drejtuesi i kamionit Isa Ishala, me të cilin u përplas një makinë dhe humbën jetën tre persona, ndërsa një fëmijë 3 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Isa Ishala në polici është shprehur se ai po ecte në korsinë e tij, ndërsa mjeti tip ‘Citroen’ i ka dalë para krejt papritur.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj. Vogëlushja ndodhet në gjendje kritike. Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Automjeti tip Citroen është përplasur me kamionin pranë një karburanti në aksin Milot-Rrëshen.

Shoferi i kamionit, edhe ai nga Kosova nuk ka pësuar lëndime. Ai ishte shoqëruar nga policia deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime policore thanë se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit Citroen ku udhëtonte familja Avdiaj dhe shpejtësia mjaft e lartë. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe forca të shumta të policisë për të bërë të mundur zbardhjen e të gjitha rrethanave.

/Gazetareforma.com/