Skip to content
Politikë

Lirohet nga burgu Alda Klosi

· 1 min lexim

Lirohet Alda Klosi. Ish-këshilltarja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi ka lënë sot ambientet e qelisë, pasi ka përfunduar kohën e dënimit të dhënë ndaj saj, prej 2.6 vitesh burg. Duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu ul 1/3 e kohës së dënimit, dhe përfundimisht u dënua me 20 muaj burg. Kohë dënimi që e ka shlyer.

Por megjithatë, ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi po hetohet për një akuzë të dytë të pastrimit të parave. Çështja e Alda Klosit lidhet me Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havierin, të cilët vodhën gati 500 mijë euro.