Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lindjet në nivelin më të ulët, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

18:18 14/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990. Ndërsa numri i vdekjeve është 5,537, duke shënuar një rënie prej 5,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje. Në tremujorin e parë 2024, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet, Korça me rritjen më të madhe, Kukësi më të ultën

Gjatë vitit 2023, tre qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, ndërsa nëntë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me vitin 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 8.893 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Gjirokastra me 393 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022 e kishte qarku i Korçës me 2,3%, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Kukësit me 14,5%.

Në tremujorin e parë 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Elbasanit me 2,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 21,1%.

Vdekjet, më rënia në të gjitha qarqet

Gjatë vitit 2023, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2022. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Tirana me 5.345 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Kukësi me 521 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022 e kishte qarku i Fierit me 15,4%, ndërsa rënien më të vogël e kishte qarku i Kukësit me 3,7%.

Në tremujorin e parë 2024, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të vdekjeve, në një qark nuk kishte ndryshim, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.454 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 139 vdekje.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Gjirokastrës me 21,4%, ndërsa rënien më të vogël e ka qarku i Tiranës me 2,6%.

Në vitin 2023, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 2.331 lindje më shumë se sa vdekje, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2022, i cili regjistronte 690 lindje më shumë se sa vdekje. Gjatë vitit 2023 lindën 23.617 foshnja, duke shënuar një rënie me 4,3%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 21.286 persona, duke shënuar një rënie me 11,3%, krahasuar me një vit më parë.

Gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3.548 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 760 vdekje më shumë se sa lindje.

Marrë nga Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: instatlindje

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Çështja “Beleri”/ Le Monde: Arrestim i orkestruar!

Çështja "Beleri"/ Le Monde: Arrestim i orkestruar!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip