Skip to content
Të Gjitha

Lille “ndal” Milanin në shtëpi, humbja e parë pas 8 muajsh për kuqezinjtë

· 1 min lexim

Mbrëmjen e kaluar u luajtën ndeshjet e treta të Europa League, ku Milani humbi në shtëpi kundër skuadrës franceze Lille me rezultatin 3-0.

Kjo është humbja e parë për kuqezinjtë e Pirlos të cilët kishin më shumë se 8 muaj që nuk pësonin një humbje dhe mbi të gjitha në shtëpi.

Ndërkohë që ylli i mbrëmjes për francezët e Lille, ishte turku Yusuf Yazici i cili shënoi një gol me penallti në minutën e 22 dhe në pjesën e dytë shënoi dy gola të tjerë në minutin e 55′ dhe 58′ duke ia dhënë goditjen e madhe “Rosonerëve”.

Me këtë fitore Lile shkon në vendin e parë të grupit H me 7 pikë duke lënë në vend të dytë Milanin me 6 pikë.

Milan nuk kishte humbur këtë vit prej marsit të këtij viti, kur u ndal në 1-2 nga Genoa më 8 mars. Në total milanezët këtë vit kanë 3 humbje, njërën prej të cilave ndaj Inter më 9 shkurt me rezultatin 4-2.