Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Liga e Kombeve/ Shqipëria sot përballë Gjeorgjisë, edhe historia kundër

16:25 10/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet mbrëmjen e sotme në 20:45 me Gjeorgjinë, në sfidën e vlefshme për grupin B1 të Nations League. Kuqezinjtë do përballen në ‘Air Albania’ me një kundërshtar aspak të lehtë, pasi gjeorgjianët po kalojnë një formë fantastike. Përvec se u cilësuan si surpriza e Europianit të fundit në Gjermani, të besuarit e trajnerit Sagnol, morën një fitore të madhe ndaj Rep. Çeke tre ditë më parë në shtëpi 4-1.

 Kë favorizojnë bastet?

Për sfidën e sotme, kompanitë e basteve kanë caktuar koeficientët ku fitorja e kuqezinjve të Sylvinhos vlerësohet me 2.40, ndërsa barazimi kuotohet me 3.10. Një triumf i mundshëm i gjeorgjianëve ka koeficientin 3.00. Shqipëria duket disi më e favorizuar nga koefiçentët e basteve, por duhet theksuar se ndaj Gjeorgjisë statistikat nuk janë në favorin tonë.

 Statistikat e përballjeve direkte

Shqipëria është përballur në 15 takime me Gjeorgjinë, duke fituar vetëm 3 herë. 8 takime të tjerë kanë shkuar në favor të Gjeorgjisë ndërsa 4 takime kanë përfunduar në barazim. Gjithsesi kuqezinjtë janë më të favorizuar në sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të treja fitoret janë koleksionuar në përballjet e luajtura në Tiranë. Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 23 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas xhiros së pare të ndeshjeve të Nations League, të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota në grupin B1, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup. Kujtojmë se sfida e sotme luhet nën një atmosferë të zjarrtë, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe më shumë se 21 mijë tifozë kuqezi do jenë në stadiumin ‘Air Albania’.

Edhe pse përballjet direkte flasin në favor të kundërshtarëve, Shqipëria do të kërkojë të mbështetet te statistikat e trajnerit Sylvinho, i cili nuk ka asnjë humbje në ndeshjet e luajtura në “Air Albania” nën drejtimin e kuqezinjëve. Kombëtarja duhet të ruajë të paprekur fortesën, teksa në fushë lojtarët do të kërkojnë vetëm fitoren, për të konfirmuar edhe formën e mirë që ka treguar gjatë gjithë këtij viti.

Formacioni i mundshëm

Për sfidën e sotme, trajneri Sylvinho pritet të hedhë në fushë të njëjtën skemë dhe të njëjtët emra si në ndeshjen e fituar tre ditë më parë kundër Ukrainës në Pragë. Dilemë e vetme në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku në balotazh është Hysaj dhe Balliu, me këtë të fundit që duket disi në avantazh.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu,( Hysaj), Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj Trajner: Sylvinho

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: futbollGjeorgjiKombetarja kuqezi

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para
Shqipëria “bie” në “Air Albania”, mposhtet nga Gjeorgjia

Shqipëria “bie” në “Air Albania”, mposhtet nga Gjeorgjia

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip