Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lewandowski i frikshëm, i shënon Spanjës dhe i jep një pikë Polonisë

23:04 19/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Polonia dhe Spanja janë ndarë në barazim 1-1 pas një ndeshje mes të barabartësh dhe emocionesh të mëdha. Polonia tregoi se është një skuadër mjaft serioze dhe e fortë dhe i bëri ballë iberikëve, madje provoi ta mundte Spanjën.

Lewandowski me shokë e nisën vrullshëm dhe humbën një rast të pastër me mesfushorin Klich, pas vetëm pesë minutash lojë. Gjithsesi, Spanja e gjeti golin e para me Alvaro Moratan, që finalizoi bukur një pasim perfekt të Gerard Morenos. Pas golit të pësuar Polonia ishte disi më ofensive se iberikët.

Swiderski humbi një rast mjaft të pastër në minutën e 35-të. Po i njëjti lojtar goditi shtyllën në të 43-tën dhe më pas Lewandowski nuk shfrytëzoi topin e kthyer, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Spanjës, që humbi një mundësi me Gerard Moreno në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në pjesën e dytë Polonia mundi të shënojë në rastin e parë që iu dha. Ishte Robert Lewandowski, ylli i ekipit, që tundi rrjetën me kokë, pasi fitoi duelin me Laporte në minutën e 54-t. Spanja nisi sferën nga mesfusha dhe në aksionin e parë pas golit fitoi penallti.

Gerard Moreno e goditi dhe gaboi, duke rrokur shtyllën, me Moratën që gabon çuditërisht të shënojë pas topit të kthyer. Në pjesën e mbetur të lojës Spanja vazhdoi të dominojë dhe krijoi raste pafund, por lojtarët e Spanjës, me në krye Moratan humbën gjithë rastet.

Kështu e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, një barazim, që i kthen në “luftë” ndeshjet e fundit. Spanja ndodhet në vendin e tretë me 2 pikë dhe i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen e fundit në grup ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, Polonia renditet e fundit me 1 pikë dhe luan ndeshjen e fundit me Suedinë kryesuese.

SPANJË-POLONI 1-1

Morata 26′  / Lewandowski 54′ 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Lewandowkipolonispanje

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!
Uncategorized

Mos harroni oligarkët!

Është mirë që disa media duket sikur kanë bërë një kthesë, ose të paktën një gjysmë kthese, në raportimin për...

18:32 17/06/2026
Para
Osmani: Nuk e pranojmë kurrsesi lëvizjen e kufijve, Serbia ende s’ka kërkuar falje!

"Pandemia na mësoi se nuk duhet të ekzistojë pabarazia", Vjosa Osmani flet nga Turqia

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip