Skip to content
Kryesore

Lëkundje tërmeti në Detin Adriatik

· 1 min lexim

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 03:07 në perëndim të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, dhe thellësia e tij ishte rreth 15 kilometra nën nivelin e detit.

Aktualisht, nuk ka pasur raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të siguruar informacion të mëtejshëm.