Skip to content
Politikë

Largimi i Agron Shehajt nga PD, ja si e komenton Berisha

· 1 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me largimin e deputetit të PD Agron Shehaj nga partia. Berisha tha se respekton vendimin e Shehajt dhe se ia njeh kontributet që ai ka dhënë në PD. Ndërsa sa i përket pjesës që Shehaj mund të krijojë një parti të re, Berisha tha se nuk ndihet i frikësuar.

“Deputeti është si cdo tjetër, ka gjykimin e tij, unë e respektoj mendimin e cdo deputeti. Unë kam folur me të, i kam thënë që respektoj vendimin, i kam thënë në mënyrën më miqësore se ka kontribute më të pamohueshme, i kam thënë se më shumë se këtu nuk marrin peshë”- tha Berisha.

Pyetja: I frikësoheni krijimit të një partie tjetër?

 

Berisha: Nuk frikësohem. Po që se nuk synon të frikësosh njeri, nuk frikësohem.