Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lala zbulon detaje nga hetimet për Veliajn

22:26 12/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
"Krimi i organizuar", Lala: Shtabet elektorale po rrihen për një vajzë në Elbasan

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur në MCN se hetimet e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë filluar me çështje korrupsioni.

Sipas saj, këto hetime më pas janë zgjeruar në pasuritë e familjarëve dhe të afërmve të Veliajt.

“Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të”, u shpreh ajo.

Gazetarja deklaroi se SPAK ka dyshime se Veliaj dhe familjarët e tij kanë ngritur një skemë komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave.

Ajo theksoi se kjo është edhe arsyeja se përse janë kryer kontrolle nga BKH-ja.

“Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre.

Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive. Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda.

SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës. Pra SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.

Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt. Më pas do të kryqëzohen të dhënat e marra në rrugë zyrtare dhe SPAK do të ketë konkluzion, për shumën, personat e përfshirë, aktivitetin e kryer e me radhë”, nënvizoi Klodiana Lala.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: erion veliajfamiljarehetimeKlodiana LalakorrupsionpasuriSPAK

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Berisha reagon pas deklaratës së Ambasadës Amerikane për 'non gratën'

Berisha: Koalicion i gjerë politik për ndryshimin më 11 maj

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip