Skip to content
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare artisti Sherif Merdani

· 2 min lexim

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjecacre, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë,  artisti i njohur shqiptar Sherif Merdani.

Për disa vite Merdani ka qenë i dënuar politik, pasi pas Festivalit të 11-të, ai dhe disa kolegë të tij përfunduan në burg.

Sherif Merdani njihet si një këngëtar i madh i muzikës së lehtë shqipe. Ai ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Pas Festivalit të 11-të ai u dënua me 16 vite burg, ndërsa në vitet ’90 ka punuar si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Pjesëmarrjet e Merdanit në Festivalin e Këngës:

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.