Skip to content
Rajoni & Bota

Lajm i mirë/ Greqia ndan 40,000 vaksina anti-COVID për fqinjët, ja sa do të marrë Shqipëria

· 2 min lexim

Zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Pelonika bërë me dije se Greqia do të shpërndaj rreth 40.000 vaksina për fqinjët  konkretisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Greqia do të shpërndajë 40,000 vaksina për fqinjët e saj Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut,” tha të enjten zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni.

Sipas medias greke Kathimerini e cila ka cituar fjalën e zëdhënëses së qeverisë greke , thuhet se Greqia do t’i shpërndaj këto vaksina në konsultim me  Komisionin Evropian ashtu  si bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të ngushtë. Edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje në lidhje me  vaksinën që do të shpërndahet mësohet se vaksina do të ndahet në mënyrë të barabartë për të dy vendet par 20,000 vaksina për Shqipërinë dhe 20,000 për Maqedoninë e Veriut.

“Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të ngushtë, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë Veriore dhe 20,000 në Shqipëri,” tha Znj Peloni në informimin e autorëve politikë.

Nuk është specifikuar se kur do të shpërndahen  dozat e vaksinave në të dyja vendet, duke vënë në dukje se kjo do të bëhej në konsultim me Komisionin. Gjithashtu nuk jepen më shumë detaje për vaksinën që do të  shpërndahet.