Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti: Po përgatitemi që Serbia të akuzohet për krime lufte

15:40 30/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti i kërkoi Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë, edhe me ekspertët ndërkombëtarë, janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime luftime, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti gjatë homazheve në Drenas, duke shtuar se ky proces po vazhdon dhe kur të ketë diçka konkrete publiku do të njoftohet me kohë.

Kurti edhe më herët kishte deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet. Më 2021, ai kishte deklaruar se një padi e tillë do të ngrihej pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Padia ndaj Serbisë do të marrë shumë kohë

Megjithatë, njohësit e çështjeve ndërkombëtare më herët i kishin thënë Radios Evropa e Lirë se në GJND mund të aplikojnë vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës është. Prandaj, disa prej tyre kishin thënë se një çështje të tillë Kosova mund ta ngrehë pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

GJND-ja, me seli në Hagë, vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, ndërkaq GJNP-ja ndjek penalisht individët për krime lufte.

Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, por gjykata ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e tyre.

Ndryshe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë më 1998/99 janë vrarë rreth 13.500 persona./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kurtiserbia te akuzohet per krime lufte

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Horoskopi sot, 16 shtator 2022

Horoskopi sot, 31 mars 2024

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip