Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti dhe Abdixhiku urojnë besimtarët: Në këto kohë të vështira, të shtojmë kujdesin dhe lutjet

10:03 13/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Fitër Bajramit. Në një postim në facebook, Kurti shkruan se në këtë ditë duhet shumëfishuar lumturia duke e ndarë me njëri-tjetrin.

“Me fat Fitër Bajrami!

Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.

Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.

Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, shkruan Kurti.

Po ashtu, një urim për besimtarët ka ardhur edhe nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai shkruan se në këto kohë të vështira pandemie, duhet shtuar kujdesi për njëri-tjetrin e të tejkalohet më lehtë kjo sfidë.

“Të gjithë besimtarëve islam, me fat Fitër Bajrami!

Me shpresën që agjerimi e lutjet tuaja të jenë pranuar, uroj që kjo festë, në gjithë mirësinë e mbarësinë e saj, të sjellë shëndet e begati në shtëpitë e familjet tuaja.

Festa e Bajramit kulmon pas një muaji të shenjtë sakrifice. Tek ky muaj besimtarët synojnë gjetjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë e të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet; për vepra të mira e për afrim me njëri-tjetrin.

Këtë afrim e gjejmë në këtë festë. Këtë mësim e shpërndajmë mes nesh; tek të afërmit e të huajt pa dallim, por mbi të gjitha, tek nevojtarët e shumtë në këtë vend.

Në këto kohëra të vështira pandemie, ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin, e ta tejkalojmë këtë sfidë sa më lehtë e sa më parë.

Zoti i bekoftë shtëpitë e familjet tuaja.

Zoti e bekoftë Kosovën”, shkruan Abdixhiku në urimin e tij.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albin kurtifiter bajramilumir abdixhiku

Të tjera

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit
Aktualitet

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit

Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur më 11 nëntor 2025 pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë...

15:01 12/11/2025
Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë
Kosovë

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit të dielën në mesditë, ku pas të shtënave me armë zjarri,...

18:01 10/08/2025
Para
Vjosa Osmani uron besimtarët muslimanë: Esenca është sakrifica e njerëzve

Vjosa Osmani uron besimtarët muslimanë: Esenca është sakrifica e njerëzve

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip