Skip to content
Aktualitet

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen 2 persona në Rubik

· 2 min lexim

Ditën e sotme Policia e Mirditës ka arrestuar dy persona të cilët pas skenave konfliktuale kanë refuzuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit në Komisriatin e policisë |Mirditë.

Pas kundërshtimeve të shumta Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë të cilët kishin pasur një konflikt me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh.P, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/ Lezhë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe një drejtues mjeti.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh.P, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.