Skip to content
Kryesore

Kundërshtojnë vendimin për dinarin, serbët e Kosovës protestë në Mitrovicën e Veriut

· 1 min lexim

Ashtu siç ishte lajmëruar dhe më parë, sot serbët e Kosovës kanë zhvilluar protetsë në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteve të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në qarkullim.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që e vetmja monedhë që do qarkullojë do të jetë uroja, vendim që ka hyrë në fuqi që nga data 1 shkurt.

Lidhur me këtë vendim, shumica serbe në Kosovë nuk ka qenë dakord, duke argumentuar se kjo është një padrejtësi për ta.

Të pranishëm në protestën e sotme kanë qenë edhe përfaqësues nga Lista Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë të mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Në vendngjarje ka qenë edhe policia e Kosovës si dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.