Skip to content
Kryesore

Kundërshtoi urdhrin për të ndaluar, ushtaraku përplas efektivin me motor

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një efektiv i policisë rrugore i ka bërë shenjë një motorri për të ndaluar, por drejtuesi i motorit nuk ka reaguar dhe ka kundërshtuar duke shtuar shpejtësinë, duke e goditur në krah policin.

Pas kësaj, drejtuesi i motorrit, një punonjës i Forcave Ushtarake, është shoqëruar nga policia. Ndërkohë, polici është dërguar në spitalin Ushtarak për trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.