Skip to content
Të Gjitha

Kundërshtari i Aldo Bares frikë nga OFL? Dorëzon formularin e pasurisë menjëherë pas njoftimit

· 1 min lexim

Kur ka kaluar 1 javë që nga nisja e aksionit, OFL-ja vijon të godasë emra të njohur të botës së krimit.

Ditën e djeshme i sekuestroi Saimit Taullaut automjetin dhe i la 48 orë kohë që të dorëzojë formularin e justifikimit të pasurisë.

Taullau nuk ka vonuar dhe ka dorëzuar sot, i shoqëruar nga avokati i tij Detar Hysi, dokumentacionin e pasurisë pranë zyrës së njësisë speciale të policisë OFL.

Më herët, Saimit Taullau ka qenë i dënuar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe është i njohur si kundërshtari i Aldo Bares.

Familja Taullau akuzon Aldo Baren se ka ekzekutuar me breshëri plumbash vëllain e Saimirit, Baki Taullaun, në vitin 2005, ndërsa konflikti mes dy familjave mendohet se ka nisur pas prishjes së pazareve të drogës.

Nga ana tjetër, OFL vijon aksionin e saj intesiv që pas miratimit të ligjit ‘Anti-KÇK’, teksa ka zbarkuar në shumë qytete.

‘Anti-KCK’  ngre në këmbë shtetin, aksione kudo