Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kultivonin kanabis, arrestohen tre të rinjtë dhe kryeplaku në Korçë (EMRAT)

10:20 26/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona, mes tyre edhe kryeplakun e një fshati, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë vënë në pranga Muhamet Shaholli, Elvis Shaholli, Ilirjan Zaçe, si dhe kryeplakun e fshatit Voskop, Oltian Shahollin.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit kanë kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër. Gjatë kontrollit u janë gjetur gjithashtu edhe  65 copë fishekë luftarakë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Polena”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”. Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.

Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Etiketa: kanabiskryeplakuKultivimiPolicia e korces

Të tjera

Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit
Aktualitet

Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke ushtruar një valë të re kontrollesh në...

12:54 29/04/2026
Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin
Aktualitet

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Është firmosur këtë të mërkurë marrëveshja mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë shqiptare KAYO për ndërtimin e anijeve në Pashaliman,...

12:29 29/04/2026
Para

Drogë, kallashnikov dhe mijëra fishekë në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

13:34 29/04/2026
Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

12:54 29/04/2026
Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

12:29 29/04/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.