Skip to content
Aktualitet

Kryente veprime të turpshme ndaj vajzës, arrestohet 55-vjeçari nga Durrësi

· 1 min lexim

Blutë e qytetit të Durrësit kanë arritur të arrestojnë një 55-vjeçar, pasi prej disa kohësh ai ngacmonte një shtetase shqiptare dhe përpiqej të kryente veprime të turpshme.

Në njoftimin e saj policia e Durrësit ka theksuar se këto materiale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.”