Skip to content
Bota

Kryeministri sllovak, Robert Fico bën daljen e parë publike që nga atentati në maj

· 1 min lexim

Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë mbreme daljen e tij të parë publike që nga atentati i tij në maj. Fico, i cili po shërohet pasi u qëllua katër herë nga afër në mes të majit, foli në një ngjarje në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, një festë publike në Sllovaki.

Fico u qëllua teksa përshëndeste mbështetësit në qytetin e Hadlova. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe është duke u rikuperuar në shtëpi që nga fundi i majit.

Sulmuesi, një 71-vjeçar, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje dhe sulm terrorist. Hetimet për ngjarjen vijojnë ende, ndersa atentati “ndezi” skenën politike në vend.