Skip to content
Politikë

KQZ ndan fondet për partitë, ja sa marin PS, PD dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’

· 2 min lexim

KQZ ka publikuar ndarjen e fondeve për partitë politike në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Në bazë të listës janë dhjetë parti politike, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 345.600.000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë.

Ndarja e fondit vazhdon si më poshtë:

 

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e

katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e

gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

 

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë

e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

 

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e

tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë

e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e

gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind

e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë

mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia Social Demokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e

gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.