Skip to content
Kosovë

Kosova heq mbi 133 mijë vaksina anti-COVID, u kishte kaluar afati i skadencës

· 2 min lexim

Arben Vitia, ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme janë hequr mbi 133 mijë vaksina Astra Zeneca. Vitia ka shpjeguar se vaksinave që janë hequr nga qarkullimi u ka kaluar data e skadencës.

Ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se këto vaksina ishin pjesë e donacionit të Norvegjisë.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astra Zeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia, e që u ka skaduar afati”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se ky nuk është një lajm i mirë për qytetarët. Ai është shprehur se që nga fillimi ka lajmëruar qytetarët se afati i  skadencës së vaksinave është data 31 gusht. Vitia ka thënë se  në lidhje me këtë çështje ka pasur dizinformim edhe nga deputetët e Kuvendit sipas tij dhe kjo ka ndikuar në uljen e interesit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë.

“Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë. Si ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga deputetët të Kuvendit të Kosovës  për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qetarëve për të marrë këtë vaksinë e deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave.”, është shprehur Vitia.