Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova do të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA/ Kurti konfirmon marrëveshjen

18:21 11/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për pranimin e 50 emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur këtë zhvillim përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksoi se kjo masë është pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet amerikane.

Sipas Kurtit, emigrantët që do të pranohen gjatë vitit do të përzgjidhen mbi bazën e kritereve që lidhen me respektimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Ai theksoi se Kosova mbetet një aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm i SHBA-së, dhe se ky vendim është një dëshmi konkrete e kësaj aleance.

Ky është një hap që forcon marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit, ndërsa autoritetet kosovare theksojnë se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet një prioritet strategjik për vendin.

Reagimi i plotë i Kurtit

“Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.

Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes.

Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre.

U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik”, shkruan Kurti.

Po ashtu qeveria e Kosovës miratoi dhe vendimin për ti kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes;

Etiketa: emigranteKosovekurti

Të tjera

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve
Aktualitet

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

Mes lotëve, dhimbjes dhe revoltës, familja e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i vrarë një ditë më parë...

17:27 05/06/2026
Para
Murtaja tek bagëtitë, 21 ditë karantinë fermës në Postribë të Shkodrës

Murtaja tek bagëtitë, 21 ditë karantinë fermës në Postribë të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

17:27 05/06/2026
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

17:03 05/06/2026
“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.