Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korrupsioni/ Qeveria negociata me kompani amerikane, Rama autorizon dy ministra

10:03 03/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria shqiptare ka kontaktuar me kompaninë amerikane të konsulencës, “Boston Consulting Group”, si këshilltare për identifikimin e mekanizmave për të shtyrë edhe më tej luftën kundër korrupsionit.

Bëhet fjalë për kompaninë Boston Consulting Group. Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave kryeministri Rama autorizoi ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Adea Pirdenin, Ministren për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar.

Këshilli i ministrave vendosi autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP(BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Lufta kundër korrupsionit/ Qeveria negociata me kompani amerikane, Rama

Në vendim sqarohet se negocimi ka në objekt 3 fusha.

E para: Analizë për identifikimin e mekanizmave eficientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit, duke u fokusuar në veçanti në rishikimin e funksioneve dhe organizimit institucional të institucioneve të administratës shtetërore, aspekteve së strukturës të sistemit ministror dhe proceseve vendimmarrëse, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.

E dyta: Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike përmes rritjes së eficiencës dhe llogaridhënies

E treta: Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve, me qëllim eliminimin e hapësirave të mundshme korruptive.

Ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për zbatimin e këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi që më 31 maj momentin dhe kur është publikuar në Fletore Zyrtare.

Çfarë është Boston Consulting Group?

Në wikipedia Boston Consulting Group shkruhet se është një firmë konsulente globale amerikane për menaxhimin me seli në Boston, Massachusetts dhe e themeluar në vitin 1963.

Ajo është një nga tre kompanitë më të mëdha të konsulencës së menaxhimit në botë për nga të ardhurat së bashku me McKinsey & Company dhe Bain & Company. Që nga viti 2021, konsulenca drejtohet nga ekzekutivi gjerman Christoph Schweizer.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Boston Consulting Group

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Aksident tragjik në Itali, 17-vjeçari shqiptar përplaset me motor në mur

Aksident tragjik në Itali, 17-vjeçari shqiptar përplaset me motor në mur

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip