Skip to content
Politikë

“Korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit”, Noka për raportin e DASH: Konfirmohen akuzat e opozitës

· 2 min lexim

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin në lidhje me situatën në vendin tonë, ka pasur reagime të shumta në radhët e politikës, kryesisht opozitës. Deputeti i PD, Flamur Noka, e ka quajtur raporti si një “fshikullimë për qeverinë”. Ai shprehet se raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit. Në raport theksohej shumë presioni dhe ndikimi i politikës, krimit për të ndikuar tek pavarësia e medias.

Reagimi i plotë:

Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal! Korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore të trajtuara në raport. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në këtë raport, duke konfirmuar akuzat e opozitës.

Raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërsa ambasadorja Kim hesht. E keni dëgjuar ambasadoren Kim të thotë një gjysmë fjale për korrupsionin e Ramës dhe Veliajt?

Yuri Kim sillet si një shefe e propagandës për Rilindjen dhe ka bërë gjithçka për të promovuar politikisht anëtarët e qeverisë, kryebashkiakun Veliaj dhe KM Rama. Yuri Kim ka mbyllur gojën për korrupsionin dhe duhet të sqarojë shqiptarët përse.