Skip to content
Bota

Koreja e Jugut ‘habiti’ botën me menaxhimin e Covid-19, ministrja e jashtme tregon “sekretin”

· 1 min lexim

Ndonëse Koreja e Jugut e përballoi shumë mirë situatën e krijuar nga koronavirusi, problemet në vend janë rishfaqur teksa deri tani numëron 10,537 të infektuar dhe 217 viktima.

Ditën e sotme mediat e huaja raportojnë se në Korenë e Jugut, të paktën 116 persona që ishin konsideruar të shëruar kanë rezultuar sërish pozitivë me koronavirus.

U tha se fitojnë imunitet: Në Korenë e Jugut pacientët e shëruar rezultojnë sërish pozitivë me koronavirus

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, në një intervistë me France 24, foli për mënyrën se si Koreja e ka menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia, duke shmangur skenaret tragjike që kemi parë në vendet e tjera.

Ministrja deklaroi se numri i rasteve me Covid-19 u vu nën kontroll pasi qeveria ka veprur shpejt, teksa vijoi duke thënë se “sekreti” që ka bërë të mundur frenimin e një përhapje masive në vend ka qenë testimi masiv dhe gjurmimet e kontaktit.

E pyetur nëse ajo kishte frikë nga një valë e dytë e shpërthimit të virusit, ajo pranoi se virusi është rishfaqur tek disa të shëruar, por shtoi se natyra e virusit nuk ishte ende plotësisht e njohur.