Kontrolle në burgun “313” në Tiranë, kokainë dhe hashash gjenden në ushqimin për të paraburgosurin për vrasje

Kontrollet e zhvilluara këtë të martë në qelitë e burgut “Jordan Misja”, i njohur si “313”, në Tiranë, kanë çuar në zbulimin e lëndëve narkotike brenda institucionit.
Konkretisht, gjatë kontrolleve janë gjetur 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash.
Lënda narkotike është zbuluar e fshehur brenda ushqimit që familjarët kishin sjellë për O. A., një person që ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje.
Kontrollet në burgun “Jordan Misja” vijojnë ende, ndërsa pritet të përcaktohet se si ishte fshehur droga në ushqim dhe përgjegjësia e personave të përfshirë në tentativën për ta futur atë brenda institucionit.