Skip to content
Aktualitet

Kontrolle me dronë e radarë nga veriu në jug, ja apeli që ka Policia Rrugore për shoferët

· 2 min lexim

Policia Rrugore ka vijuar pasditen e sotme kontrollet me dronë nga veriu në jug në të gjitha akset kryesore të vendit.

Me anë të një njoftimi zyrtar policia i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos abuzojnë me rregullat e qarkullimit dhe të mos ecin nën efektin e alkoolit pasi kudo ka makina policie që monitorojnë qarkullimin e tyre. Gjithashtu ata theksojnë se nuk është qëllimi vendosja e gjobave por ruajtja e sigurisë dhe jetës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Vijon të ndodhë!!! Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë. Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje.

Drejtues mjetesh: Mos fluturoni në e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, se kudo ka radarë, dragera kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.

Shijoni fundjavën, por mos abuzoni me rregullat e qarkullimit, konsumoni alkool por mos drejtoni mjetin vetë, përdorni mjetet e transportit publik, se Kodi Rrugor ka ndryshuar.

Aspak qëllim sasia e gjobave, se ndryshe nuk do t’ju lajmëronim përditë se ku ka radarë, por qëllimi i Policisë është siguria e jetës dhe destinacioni juaj i sigurt! Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!