Skip to content
Kryesore

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, verifikohen edhe kartelat e takimeve

· 1 min lexim

Kontrollet blic në sistemin penitenciar janë mbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një serie inspektimesh të befasishme në të gjitha burgjet e vendit.

Verifikimet janë kryer gjatë natës dhe kanë përfshirë jo vetëm kontrollin për sende të ndaluara, por edhe këqyrjen e detajuar të kartelave të takimeve për disa prej të dënuarve.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, paralelisht me inspektimet, janë ndërmarrë edhe lëvizje në nivelet drejtuese.

Altin Ago është komanduar si drejtues i burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është transferuar në krye të burgut të Elbasanit.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të forcimit të kontrollit dhe disiplinës në institucionet e vuajtjes së dënimit.