Skip to content
Kosovë

Kontrata me Pfizer, mbërrin në Kosovë kontigjenti i dytë i vaksinave

· 2 min lexim

Ka mbërritur në Kosovë sasia e dytë e vaksinave anti-Covid të siguruara nga kontrata me Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë e cila shkruan në ditët në vijim vaksinimi do të marrë një ritëm të ri e të përshpejtuar për grupet prioritare. Këto dhe vaksinat që pritet të vijnë do të përmbushin objektivin për të vaksinuar 60% të popullsisë brenda vitit 2021.

Njoftimi i Ministrisë:

Të nderuar qytetarë,

Kontingjenti i radhës me vaksinat e kontraktuara me Pfizer, ka mbërritur sot në Kosovë. Ditët në vijim, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.

Këto dhe vaksinat që do të vijnë, do të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se sasia e mbërritur ditën e sotme është 106 470  vaksina, ndërsa priten të tjera në ditët në vijim.

Postimi nga Arben Vitia:

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.
#vaksinohuni
#bashkeiadalim