Skip to content
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

· 1 min lexim

Në ditën e gjashtë të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, Papa Leo XIV ka përcjellë sërish një mesazh të fuqishëm paqeje nga Vatikani.

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Ati i Shenjtë u bëri thirrje palëve të përfshira që të ndalin armët dhe të zgjedhin dialogun mbi dhunën.

Duke cituar paraardhësin e tij, Papa Françeskun, Papa Leo XIV theksoi se “lufta është gjithmonë një disfatë”, ndërsa rikujtoi edhe fjalët profetike të Papa Piut XII: “Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën”.

Papa shprehu shqetësimin e thellë për përhapjen e konflikteve të armatosura në botë, veçanërisht në Gaza, Ukrainë, Iran dhe Izrael.

“Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës. Nuk duhet të mësohemi me luftën. Përkundrazi, duhet ta refuzojmë si një tundim të rrezikshëm drejt armëve gjithnjë e më të fuqishme e të sofistikuara”, u shpreh ai.

Mesazhi i Papës vjen në një kohë kur tensionet globale janë në rritje dhe apelon për kthjellim, ndërgjegje dhe përkushtim ndaj paqes dhe të drejtës ndërkombëtare.