Skip to content
Aktualitet

Kompozitori i njohur shpëton mrekullisht nga mbytja, roja i plazhit e nxjerr nga uji

· 2 min lexim

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi, ka shpëtuar sot nga mbytja, pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt.

Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës për ta shpëtuar. Rasti është publikuar nga skuadra e vrojtuesve të plazhit.

Postimi i Federatës “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, Ismet Keta, i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit.

Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit.

Fale Zotit, sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape”, shkruhej në njoftim.