Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komisioni i Shëndetësisë/ Opozita akuzon për konflikt interesi, PS bojkoton!

18:18 13/06/2024
Reading Time: 3 min lexim
Projektbuxheti i vitit 2025/ Zhvillohen sot 8 komisione

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Checkup dhe Sterilizimin zgjati për rreth tre orë e gjysëm dhe debatet as këtë herë nuk munguan. Demokratët kanë akuzuar socialistët për konflikt interesi, në rastin e deputetes Milva Ekonomi, e cila në cilësinë e drejtoreshës së FSDKSH ka nënshkrur kontratë me një prej kompanive koncesionare Saniservise. Ekonomi tha se FSDKSH nuk harton kontrata dhe s’ka qenë në procesin e përzgjedhjes së kompanive. Po ashtu ajo tha se në atë kohë nuk mbante mandatin e deputetes. Në vijim të mbledhjes kryetarja Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca patën një debat me tone të ashpra që çuan deri në largimin e socialistëve nga mbledhja.  Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla.

DEBATET:

“Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë  e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH”, tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005. Kjo shkaktoi debat.

Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.

Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.

Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët. 

Vokshi: Po përdor komisionin për të marrë hak për një raport

Ndreca: E turpshme

Vokshi: Ti paske siklet

Ndreca: Nuk kam asnjë siklet.

Vokshi: E paske hakmarrje të verbër për raportet e KLSH kërkon të sulmosh KLSH dhe raportet e tij. Po bën pyetje jashtë objektit të provës.

Ndreca: E ke shpallur veten prokurore

Vokshi: Je në konflikt interesi nuk duhet të jesh këtu.

Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët. Debate pati edhe me deputetin e PS, Petro Koçi. 

Ndreca: Nuk mund ti bësh gjyq anëtares së komisionit

Vokshi: Mos e ngri zërin, Ekonomi mbrohet vetë. Jemi këtu për të hetuar.

Koçi: Hajde vazhdo aty.

Vokshi: Me etikë Koçi. Nuk i drejtohesh dot kryetares dhe asnjë kolegu në këtë mënyrë. Mos bërtisni, flisni me edukatë.

Ndreca: Ruani qetësinë. S’na tregon dot guximin ti. Ngritja e zërit është për shkak të uzurpimit që i bën mikrofonit. Kjo s’do të thotë të abuzosh me këtë dhe të flasësh ti gjysmë ore për çdo anëtar që flet.  Ke gjysmë ore që merresh me njërin prej anëtarëve. Nuk të marr leje se ku futem unë, prandaj i kemi ligjet për të ndarë se çfarë është e drejtë. S’ka asnjë deklaratë të dorëzuar në sekretari.

GJithashtu një përplasje pati edhe mes deputetit të PL-së Petrit Vasili dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj, ku në një moment ka degraduar edhe në ofendime. Mes tyre janë shkëmbyer ofendime duke sharë njëri tjetrin deri dhe ‘langaraq”. Ndërkohë që Vasili fliste me mikrofon, Metaj fliste pa mikrofon.

Në rend të ditës ishin parashikuar dëshmitë e 5 audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen, por socialistët vendosën të braktisin sallën, ndërsa Vokshi vijoi mbledhjen në praninë vetëm të opozitarëve në minorancë, ndërsa transmetimi live i komisionit u ndërpre nga shërbimet e Kuvendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: FSDKSHMilva Ekonomi

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Tronditet Greqia/ Gjendet trupi i djegur i një gruaje në parking, detajet e para

Tronditet Greqia/ Gjendet trupi i djegur i një gruaje në parking, detajet e para

Lajmet e fundit

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip