Skip to content
Kryesore

Komisioni i Ligjeve miraton në parim pr.ligjin për Amnistinë Penale

· 1 min lexim

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim projektligjin për Amnistinë Penale, i cili do të kalojë në Kuvend ditën e enjte.

Projektligji “Për dhënie Amnistie” u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Kujtojmë se maxhorancës i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar pr/ligjin për amnistinë penale, ndaj do të duhen dhe votat e opozitës.

Sipas pr/ligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.