Skip to content
Të Gjitha

Komisioni Evropian do të vendosë nesër për negociatat e Shqipërisë me BE-në

· 2 min lexim

Këshilli Evropian do të vendosë nesër për ecurinë e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të vendosin, nëse këto dy shtete do të ftohen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, që është hapja faktike e negociatave. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut rrezikohet nga vetoja e Bullgarisë, me të cilën ditët e fundit kanë lindur disa përplasje sa i përket historisë mes dy vendeve. Por edhe Shqipëria ka marrë një “Jo” zyrtare nga Parlamenti i Holandës.

Shqipëria ka plotësuar shumicën e kushteve, por mbeten pa u arritur disa nga 15 pikat, si  reforma zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ligji i antishpifjes, dënimi i zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, etj.

Ja kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.

  1. Miratimi i reformës zgjedhore;
  2. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
  3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
  4. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
  5. Ulje e numrit të azilkërkuesve;
  6. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
  7. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
  8. Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
  9. Progres në reformën e administratës publike;
  10. Zbatimi i reformës zgjedhore;
  11. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;
  12. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;
  13. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censit;
  14. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.         /GazetaReforma.com/