Skip to content
Kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Vlorë

· 1 min lexim

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të koalicionit “PD-ASHM” për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në qarkun Vlorë.

Ankesa kishte ardhur pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili e kishte hedhur poshtë më herët kërkesën e opozitës.

Gjatë shqyrtimit në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesit e Partisë Demokratike ngritën pretendime për shkelje në proces, veçanërisht sa i përket administrimit të votës së diasporës dhe akuzuan për manipulime në rezultatin zgjedhor.

Megjithatë, Kolegji e konsideroi kërkesën e opozitës të pambështetur në prova dhe vendosi ta rrëzojë.

Kjo është kërkesa e katërt e opozitës që hidhet poshtë nga Kolegji Zgjedhor, pas atyre për qarqet Berat, Dibër dhe Shkodër, të rrëzuara dy ditë më parë.