Skip to content
Rajoni

Koalicioni i Ziadin Selës dënon marrëveshjen LSDM-BDI në Maqedoninë e Veriut: U shkel me këmbë premtimi për kryeministër shqiptar

· 1 min lexim

MAQEDONI E VERIUT

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhje Alternativa në Maqedoninë e Veriut kanë dënuar marrëveshjen qeveritare mes LSDM-së dhe BDI-së.

Në këtë reagim, thuhet se BDI është mashtruesja më e madhe, pasi premtoi se do të ketë kryeministër shqiptar, gjë e cila nuk duket asgjëkundi.

Po ashtu, në këtë reagim theksohet se edhe LSDM ka gënjyer, pasi tha se nuk do të bëjë asnjë lloj koalicioni me BDI-në, por që rezultoi e kundërta.

Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”.

Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik” – thuhet në reagimin e ASH-së dhe Alternativës.

Partitë shqiptare të mbetura në opozitë në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se do të jenë kritikuese të ashpra, të koalicionit qeverisës mashtrues që drejton vendin.