Skip to content
Kryesore

KLSH nis auditim pas dëmtimit të HEC-it në Lukovë

· 1 min lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim për ngjarjen e djeshme, ku HEC-i i Sasaj-t në Lukovë u dëmtua.

KLSH do të verifikojë shkaqet që çuan në këtë situatë, duke përfshirë kontrollin mbi kompaninë përgjegjëse, cilësinë e punimeve dhe projektimit, si dhe verifikimin e institucioneve që kanë detyrë mbikëqyrjen e këtij HEC-i dhe të tjerë.