Skip to content
Të Gjitha

KLP pranon propozimet e Komisonit, SPAK ngrihet brenda 30 ditëve

· 2 min lexim

SPAK pritet të ngrihet brenda 30 ditëve.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ranë dakord me propozimet e Komisionit.

Gjatë këtij harku kohor, KLP do të emërojë 8 kandidatët për prokurorë pranë SPAK.

Brenda nëntorit prokurorët do të kenë 5 ditë kohë për të zgjedhur një drejtues të përkohshëm.

Në formulën e propozuar më herët, SPAK do të përbëhej nga 8 kandidatë, që kishin kaluar të gjithë fazat e vettingut dhe dy të tjerë të përkohshëm.

Kjo për shkak se kushtetuta nuk e lejon që ky organ të ngrihet me më pak se 10 anëtarë.

Mirëpo kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ia ka kaluar përgjegjësinë drejtuesit të përkohshëm të SPAK, për të përcaktuar përbërjen e strukturës.

Po ashtu, brenda 30 ditëve, KLP vendosi që prokurorët e emëruar pranë Shkallës së parë dhe Krimeve të Rënda, të emërohet në prokurori të tjera.

Si pasojë e ngritjes së SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda, do të ndalojë së funksionuari.

Fillimisht SPAK u parashikua të niste punën me 15 prokurorë, por në garë kanë mbetur vetëm 5 kandidatë, që pritet të kalojnë vettingun, ndërsa 8 të tjerë do të emërohen brenda nëntorit.

Në total janë rreth 200 dosje që do të kalojnë nga Krimet e Rënda te SPAK.

Pjesë e dosjeve janë bandat e trafikut të drogës dhe rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, qeveria ka akorduar 1.2 milion euro nga buxheti i shtetit.