Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi në banesën e Adriatik Llallës, ja urdhri që ka dhënë Policia sot

14:56 23/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme GJKKO dënoi në mungesë  me dy vite burg, ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Në orët e vona të darkës policia shkoi në banesën e Llallës dhe pasi nuk e gjeti aty e shpalli në kërkim ndërkombëtar.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje , në lidhje me këtë ngjarje. Në banesën e Llallës në momentin që ka mbërritur policia ka qenë vetëm bashkëshortja, fëmija i vogël dhe një i afërm i tyre. Uniformat blu i ranë ziles dhe më pas i afërmi pas 2-3 minutash hapi derën.

Asnjë prej tyre nuk dha ndonjë informacion për Llallën apo vendndodhjen e tij teksa Policia kërkoi për rreth 10 minuta.

“Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhrin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.”,thotë Klodiana Lala.

Lala thotë se pavarësisht se kontrolli i policisë në banesën e ish-prokurorit të përgjithshëm duket si show, policia ka për detyrë t’i bëj këto procedura. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.

‘’E konfirmuar zyrtarisht. E kemi thënë dje në studio, Llalla ka dalë 14 ditë më parë nga Rinasi, nuk dihet nëse destinaacioni ka qenë transit apo është në vend tjetër. S’kemi informacion për vendndodhjen. Nëse s’ka hyrë ilegalisht, dhe s’besoj të ketë ndodhur, ai rezulton të jetë jashtë vendit edhe pse është në kërkim kombëtar. Policia është në ditën e dytë të kërkimit.

Ndryshe nga Llalla, ka persona të tjetër të dënuar për vrasje, burg etj, rezultojnë me TIMS jashtë vendit, por mund të kenë hyrë në Shqipëri dhe Policia ka disa protokolle.

Policia shkoi në banesë, por për opinionin publik duket si shoë. Policia duhet ti bëjë këto, merr kontakt në banesë, me familjarët. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.

Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhrin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.

Llalla e ka humbur betejën morale, do të doja të ishte në sallën e gjyqit dhe të përballej me drejtësinë. Z.Llalla është person i dënuar me vendim të formës së prerë.

Familjarët nuk kanë dhënë informacione. Ne ndoqëm nga afër gjithë mbërritjen e Policisë, kontaktin me familjen. 10 minuta qëndruan. Pak a shumë diçka e tillë. Në dijeninë time ka qenë bashkëshortja me fëmijën e vogël, këtë e kam konfirmuar dhe një person tjetër, i afërm. Nuk dhanë informacion. Deklaruan jo me procesverbal, i deklaruan se nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia insistoi disa herë, në 2-3 minuta një pjesëtar hapi derën. Policia mori kontakt dhe u largua, nuk bëri komente as për median.’’- tha Lala.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: adriatike llallaKlodiana LalaUrdhri

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Veliaj dhe Kushi me drejtuesit e shkollave në Tiranë: Hyjmë në histori si viti ku hapim 10 shkolla të reja

Veliaj dhe Kushi me drejtuesit e shkollave në Tiranë: Hyjmë në histori si viti ku hapim 10 shkolla të reja

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip