Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kina dënon deklaratën e grupit G7: Gënjeshtra e pretendime të pabazuara

13:43 14/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” në punët e brendshme të Kinës.

G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang.

G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime, tha Ambasada e Kinës në Londër. Deklarata e akuzoi G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

“G7 përfiton nga çështjet e lidhura me Ksinjiangun për t’u përfshirë në manipulime politike dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha një zëdhënës i Ambasadës.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang. Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe “riedukimi”, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë.

Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin. Kina i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

Hong Kongu, në anën tjetër, është pjesë e Kinës, por funksionin nën kornizën “një vend, dy sisteme”, çfarë do të thotë se ai e ka sistemin e tij ligjor. Shumë në Hong Kong, por edhe në Perëndim, e akuzojnë Pekinin për shkatërrimin e autonomisë së rajonit në vitet e fundit./REL

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: G7genjeshtrakinapretendime

Të tjera

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë
Aktualitet

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë

Në një deklaratë të tijën ditën e martë, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi se Elon Musk, pronari i Tesla dhe...

08:56 13/11/2024
Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori

Autori i sulmit me thikë që plagosi katër persona në Ferizaj është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Ai do të...

21:26 12/11/2024
Para
Manastirliu: Do vijnë edhe 500 mijë vaksina, ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Manastirliu: Do vijnë edhe 500 mijë vaksina, ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip