Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kievi goditet nga sulmi rus me raketa dhe dron, 9 viktima

08:29 24/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
Kievi goditet nga sulmi rus me raketa dhe dron, 9 viktima

Një sulm masiv me raketa dhe dronë nga forcat ruse goditi gjatë natës kryeqytetin ukrainas, Kievin, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur, përfshirë fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Sipas shërbimit shtetëror të emergjencave në Ukrainë, deri më tani raportohen nëntë të vdekur dhe 63 të plagosur, ndërsa ekziston frika se persona të tjerë mund të ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se rënia e rrënojave nga dronët ka shkaktuar disa vatra zjarri në qytet, veçanërisht në distriktin perëndimor të Svyatoshynskyt, që u godit më rëndë.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënoja në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, ndërsa pamje të shpërthimeve dhe pasojave të sulmit janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Edhe qyteti verilindor i Kharkivit u përfshi nga sulmet, ku sipas autoriteteve lokale, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe disa shtëpi private janë dëmtuar.

Ky sulm vjen në një moment të tensionuar politik, pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Volodymyr Zelenskyy për pengim të përpjekjeve për paqe, duke kritikuar refuzimin e tij për të pranuar kontrollin rus mbi Krimenë.

Ukraina e ka bërë të qartë se nuk do të dorëzohet në lidhje me gadishullin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë rreth 20% të territorit të saj.

Ushtria ruse nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me këto sulme.

Forcat ajrore ukrainase kanë paralajmëruar se ishin nën kërcënime të vazhdueshme ajrore pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kievraketasulme

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare për vitin 2025

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare për vitin 2025

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip