Skip to content
Kryesore

Kiara dhe Luizi bëhen prindër për herë të parë, emri i veçantë i bebushes

· 1 min lexim

Çifti më i përfolur i showbizit shqiptar, Kiara dhe Luizi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi emocionues dhe i shumëpritur nga fansat e çiftit është njoftuar nga vetë moderatorja në një postim në “Instagram”.

Në foto zbulohet momenti i ëmbël kur Kiara dhe Luizi prekin duart e vogla të bebushes së tyre e cila quhet Luna Mari Ejlli.

“Luna Marí Ejlli ???? 30.04.2024”, shkruan Kiara në postimin e saj në rrjetet sociale.

Çifti kurorëzon dashurinë e nisur pak më shumë se një vit më parë në Big Brother, teksa presin në jetën e tyre anëtaren më të re të familjes.