Skip to content
Bota

Khamenei fshihet në një bunker nëntokësor në veri të Teheranit

· 1 min lexim

Mediat iraniane raportojnë se udhëheqësi suprem Ali Khamenei është strehuar në një bunker nëntokësor në zonën e Lavizanit, në verilindje të Teheranit, bashkë me anëtarët e ngushtë të familjes, përfshirë edhe djalin e tij, Mojtaba Khamenei.

Kjo lëvizje vjen pas valës së fundit të sulmeve ajrore izraelite, mes të cilave edhe goditja në qytetin e Mashhadit, një sinjal që, sipas mediave, synon të tregojë se vetë jeta e liderit suprem është nën kërcënim të drejtpërdrejtë.

Burime diplomatike të cituara nga këto media pretendojnë se Izraeli ka pasur mundësinë të eliminonte Khamenein që natën e parë të ofensivës, por ka zgjedhur të mos e bëjë.

Sipas të njëjtave burime, vendimi është marrë për t’i dhënë Khameneit një shans të fundit për të ndërprerë plotësisht programin bërthamor të Iranit, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak.